Bota
SHBA sërish hapë dyert për refugjatë, edhe pse në numër më të vogël
Ky vendim është marrë nga pas katër muajsh pezullim, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në vitin 2018 SHBA do të pranojë vetëm 45 mijë refugjatë nga 110 mijë sa ishte në kohën e Barak Obamas
Duke përjashtuar shtetasit e 11 vendeve me rrezikshmëri të lartë terroriste, qytetarët tjerë mund të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim është marrë nga pas katër muajsh pezullim, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ky ndalim i përkohshëm ka qenë objekt i një sage të gjatë juridike që prej shpalljes nga Donald Trump kur hyri në Shtëpinë e Bardhë në janar, të një dekret që vazhdon të shkaktojë polemika.
Gjykata Supreme kishte lejuar përfundimisht në qershor aplikimin e pjesshëm të dekretit, që pritet t’i lërë kohë përgjegjësve të shërbimeve migratore amerikane që të rishikojnë procedurat dhe metodat e verifikimit të udhëtimeve të mëparshme, transmeton KP.
Presidenti amerikan, Barack Obama kishte fiksuar limitin në 110 mijë refugjatë për vitin fiskal 2017 që përfundoi më 30 shtator. Me të ardhur në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trumpi kishte ulur këtë nivel në 53 mijë duke u përpjekur që të pezullojë krejtësisht programin. Për vitin 2018, Trump e ka ulur edhe më shumë këtë numër në 45 mijë refugjatë.
Por, në listën e pezullimit mbeten qytetarët nga 11 vende , ato që i kishte vendosur Barak Obama në vitin 2015. Këto shtet janë të listën e vënëve që potencialisht përbëjnë rrezik nga terrorizimi.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?