Lajme

SHBA reagon pas rrëzimit të aeroplanit ku udhëtonte kreu i Wagner-it

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për aksidentin e raportuar të avionit në Rusi, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se “askush nuk duhet të habitet” nëse konfirmohen raportet se Yevgeny Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

“Ne i kemi parë raportimet. Nëse konfirmohet, askush nuk duhet të habitet. Lufta katastrofike në Ukrainë çoi në marshimin e një ushtrie private drejt Moskës, dhe tani – me sa duket – në këtë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e këshillit, Adrienne Watson.