Lajme

SHBA, presion Izraelit të shtyjë ofensivën tokësore në Gaza

Qeveria amerikane i ka bërë presion Izraelit të shtyjë ofensivën tokësore në Gaza për të lejuar lirimin e më shumë pengjeve dhe ndihmave të Hamasit në Gaza, sipas raportimeve të CNN.

Ndër të tjera, lirimi i dy amerikanëve të premten nga Hamasi sinjalizoi lirimin e mundshëm të më shumë prej rreth 200 personave që besohet se janë rrëmbyer nga grupi militant pas sulmeve vdekjeprurëse dy javë, përcjell albinfo.ch.

“Administrata i bëri presion udhëheqjes izraelite që të shtyjë ofensivën për shkak të përparimit në frontin e pengjeve dhe nevojës për të dërguar kamionë me ndihma në Gaza”, deklaroi një person i njohur me diskutimet, teksa Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk u përgjigj menjëherë për koment.

Ndryshe, i pyetur nëse po e inkurajonte Izraelin të shtynte pushtimin, presidenti amerikan, Joe Biden, u përgjigj se po flet me izraelitët.