Lajme
SHBA po lufton një variant të ri shumë ngjitës të COVID-19
Ndërsa pandemia e coronavirusit hyn në vitin e saj të katërt, Shtetet e Bashkuara po përballen me një variant të ri të COVID-19 të quajtur XBB.1.5 dhe Kina ka raportuar një rritje të rasteve pasi braktisi politikën e saj “zero Covid”.
Kanë kaluar tre vjet që kur coronavirusi nga Wuhan i Kinës u përhap në të gjithë botën dhe më pas evoluoi përmes mutacioneve të shumta.
Megjithëse është arritur imuniteti i tufës dhe përqindja e personave të vaksinuar në SHBA është e lartë, nënvarianti shumë infektiv – XBB.1.5, i mban në gatishmëri studiuesit mjekësorë, raporton Zëri i Amerikës.
David Dowdy i Universitetit Johns Hopkins thotë se “ai është pjesë e familjes më të madhe të omicron, por ai substrat është bërë dominues në SHBA dhe vlerësohet se aktualisht shkakton rreth 40 për qind të të gjitha rasteve me COVID-19 në vend”.
Amerika është përballur me një rritje të numrit të rasteve gjatë muajve të dimrit, me një kombinim të gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes si RSV dhe coronavirusit.
Ekspertët besojnë se infeksionet e gripit dhe RSV tashmë kanë arritur kulmin e tyre dhe coronavirusi është më i butë se variantet e mëparshme. Në të njëjtën kohë, ata paralajmërojnë se qytetarët dhe sistemet shëndetësore duhet të jenë vigjilentë./VOA
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












