Lajme
SHBA paralajmëron për rrezikun e një sindrome të rrallë nga vaksinat J&J
Raportohet për rrezikun e një gjendje të rrallë neurologjike të njohur si sindroma Guillain-Barré.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), agjencia amerikane e sigurisë së barnave, ka lëshuar një paralajmërim të ri për vaksinën kundër Covid-19 Johnson & Johnson, duke deklaruar se mund të mbartë rrezikun e një gjendje të rrallë neurologjike të njohur si sindroma Guillain-Barré.
Rreziku është tre deri në pesë herë më i lartë midis atyre të vaksinuar me J&J sesa popullata e përgjithshme në SHBA, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 100 raste janë identifikuar deri më tani, kryesisht te burrat, shumë prej tyre të moshës 50 vjeç e lart. Mediat ndërkombëtare raportojnë se shumica janë shëruar, por është regjistruar edhe një vdekje.
Ndërkohë, EMA thotë se “po analizon të dhënat e siguruara” nga Johnson & Johnson “mbi rastet e sindromës Guillain-Barre (Gbs) të raportuara pas vaksinimit” me serum dhe i ka kërkuar J&J të sigurojë “të dhëna të hollësishme të mëtejshme”.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit