Kriza në Ukrainë

SHBA ofron 400 milionë dollarë armatim për Ukrainën

Në paketë ka edhe tre automjete taktike, sisteme radarësh, pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera ushtarake.

Pentagoni njoftoi dërgimin e një pakete të re ndihmash ushtarake për Ukrainën, me vlerë 400 milionë dollarë, duke konfirmuar kështu  raportimet e paradokohshme të medias.

Siç ishte parashikuar, në armatimet e reja bëjnë pjesë katër raketahedhës të tjerë ”Himars” dhe rreth 1 000 predha artilerie 155 milimetërshe, që kanë saktësi të madhe dhe do të ndihmojnë Kievin të godasë zona specifike.

Vetëm në tre javët e fundit SHBA ka dhënë 2,2 miliardë dollarë ndihma sigurie për Ukrainën ose tetë miliardë që nga fillimi i administratës së Bidenit./ansa