Shkurt.ch

SHBA: Ngjyra e lëkurës ndikon edhe në idetë politike

Ajo që ne mendojmë për reformën shëndetësore, taksat dhe madje edhe për qenin e presidentit, është e ndikuar nga paragjykimet racore, pohon portali slate.fr.

Kur në majin e vitit të kaluar, Obama pati ndryshuar mendjen e tij për martesën e homoseksualëve, republikanët deshën të besojnë se elektorati afrikano-amerikan i presidentit, që është shumë më pak në favor të lejimit të martesave të tilla, do t`ia monte mbështetjen atij. Nëse shikojmë rrjedhën e ngjarjeve, kjo nuk është gati për të ndodhur.

Më 31 maj, instituti për sondazhe Public Policy Polling (PPP), tregoi se kishte një ndryshim prej 36 pikësh në mesin e zezakëve në favor të martesës së homoseksualëve në shtetin e Maryland-it. Në nëntor, në një referendum, banorëve të këtij vendi do të ju shtrohet pyetja nëse janë për legalizimin e martesave homoseksuale.

Marsin e kaluar, në një anketë të kryer nga PPP-ja, në lidhje me të njëjtën temë dhe në të njëjtën kategori të anketuarve, 56% ishin kundër martesës së homoseksualëve, dhe 39% e mbështetnin atë. Në maj, shifrat tregonin pothuajse të kundërtën: 55% ishin në favor, 36% kundër. Natyrisht, kjo dëshmon se votuesit zezakë nuk kanë lëshuar Obamën edhe pse fillimisht nuk ishin dakord me propozime të tilla.