Shkurt.ch

SHBA: Në shitje, tabletat kundër AIDS-it

Medikamenti Truvada pritet të zvogëlojë rrezikun e infektimit të njerëzve me rrezikshmëri të lartë të infektimit nga AIDS

Autoriteti për kontrollimin e barnave dhe ushqimeve i SHBA-së, FDA, ka lejuar për herë të parë një medikament që do të përdoret në mënyrë preventive kundër AIDS-it.

Megjithëse këto tableta me emrin Truvada janë të kontestuara nga shumë anë, FDA, duke marrë vendimin e tij ka pasur parasysh mendimin e një komisioni ekspertësh të kësaj fushe.

Medikamenti Truvada pritet të zvogëlojë rrezikun e infektimit të njerëzve të shëndoshë që dihet se kanë rrezikshmëri të lartë të infektimit nga AIDS-i.

Ndërkaq, kritikët thonë se shumë njerëz në të ardhmen do të marrin këtë medikament dhe kështu do të krijojnë sigurinë e rrejshme se nuk janë të rrezikuar më nga infektimi. Gjithashtu, sipas kritikëve, viruset e HIV mund të bëhen rezistentë ndaj medikamentit Truvada.