Koronavirusi: çast pas çasti

SHBA: Në Nju-Jork, edhe 617 të vdekur nga koronavirusi

Sipas të dhënave të fundit, shteti i Nju-Jorkut është vendi me më së shumti raste të infektimit me pandeminë e koronavirusit në SHBA.

Vetëm gjatë ditës së hënë janë shënuar edhe 617 viktima të reja, këtë e bëri të ditur edhe Guvernatori i Nju-Jorkut.

Guvernatori i shtetit të Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi se të hënën janë konfirmuar 671 vdekje të reja nga koronavirusit, duke e rritur numrin e viktimave në 10.056.
Kurba (shkalla e infeksioneve dhe vdekjeve të reja) – është “në thelb e sheshtë”, por ka arritur në nivel pikëllues”, thotë Cuomo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë janë vendi më i prekur me koronavirus në nivel global, deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 558,999, ndërsa 22,154 persona kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch.