Kriza në Ukrainë
SHBA, pako e re ndihmash ushtarake për Ukrainën
Pakoja e re e ndihmës për sigurinë e administratës së Presidentit Biden për Ukrainën pritet të përfshijë sistemin HIMARS të raketave, municione, mina dhe automjete rezistente ndaj minave, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters të hënën dy burime të informuara për paketën prej 625 milionë dollarësh.
Pakoja e re armëve, që pritet të njoftohet të martën, është ndihma e parë e këtij lloji që nga aneksimi së fundmi nga Rusia i territorit ukrainas.
Aneksimi i katër provincave ukrainase nga Rusisë pasoi referendumet për bashkim me Moskën në zonat e pushtuara të Ukrainës. Qeveritë perëndimore dhe Kievi thanë se referendumet shkelnin ligjin ndërkombëtar, u organizuan me forcë dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e banorëve.
Pjesë e pakos së re të armëve pritet të jenë katër sisteme të raketave HIMARS, rreth 200 automjete rezistente ndaj minave, municione për artelirinë e rëndë (Howitzer) dhe mina, që mund të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim.
Kjo është pakoja e parë e ndihmës ushtarake për Ukrainën e vitit të ri fiskal 2023 të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, që hyri në fuqi më 1 tetor dhe që lejon Presidentin Joe Biden të tërheqë armë të tepërta me vlerë deri në 3.7 miliardë dollarë për transferim në Ukrainë deri në mes të dhjetorit.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan një pako armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën që përfshinte 18 sisteme raketash HIMARS, municione shoqëruese, lloje të ndryshme sistemesh kundër dronëve dhe sisteme radarësh.
Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte mbi pakon e re të armëve.
Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se paketa e armëve mund të ndryshojë në vlerë dhe përmbajtje deri në minutën e fundit.
Ky njoftim do të rriste ndihmën ushtarake amerikane në 16.8 miliardë dollarë që kur Rusia filloi sulmin kundër Ukrainës më 24 shkurt./VOA
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë