Kosova
SHBA lehtëson procedurat e vizave për të fejuarit me amerikanë
Ambasada amerikane në Prishtinë, i njoftuar të gjithë kosovarët se procedura për të aplikuar për vizë për bashkëjetesë me shtetas amerikanë, është lehtësuar. Tani për të fejuarit, aplikimi bëhet në Prishtinë, jo në Shkup siç ishte më herët
Abasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, që nga muaji gusht, do të pranojë aplikimet për vizat e fejesës (k1) për banorët e Kosovës që duhet të bashkohen me të dashurit e tyre në Amerikë. Nëpërmjet një njoftimi, Ambasada amerikane në Prishtinë, i njoftuar të gjithë kosovarët se procedura për të aplikuar për vizë për bashkëjetesë me shtetas amerikanë, është lehtësuar.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t’ju njoftojë, se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet për viza fejese K1 për banorët e Kosovës. Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/ën që është qytetar/e i SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni”, thuhet në njoftim.
Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, siç thuhet, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.
Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së.
“Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbërritjes. Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t’i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2”, thuhet më tej në njoftim.
“Qytetari i fejuar i SHBA-së, fillon procesin duke dërguar peticionin pranë USCIS. Posa ky peticion të aprovohet, rasti i dërgohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për procedim. Sektori Konsullor do t’i kontaktojë individët me peticionin I-129 të aprovuar përmes email-it dhe do t’ua caktoj datën e terminit dhe udhëzimet e mëtejme të aplikimit”.
“Të gjithë aplikantët do të kenë një intervistë me zyrtarin konsullor në mënyrë që të demonstrojnë kualifikimet e tyre për vizë. Në shumicën e rasteve, vizat e aprovuara mund të merren në Ambasadë, brenda dy ditëve pune, pas intervistës”, thuhet më tej në njoftim e Ambasadës amerikane.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, siç potencohet më tej, punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndjekni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në: [email protected].
PIKAT E RËNDËSISHME
“Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ dhe armët janë të ndauara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.
- I/E fejuari/a qytetar i SHBA-së që ka bërë peticionin mund ta shoqërojë të fejuaren/in aplikues të vizës K1 në intervistë nëse dëshirojnë, edhe pse nuk kërkohet prezenca e tyre.
- Më shumë informata rreth procesit për vizat K1 mund të gjeni në faqen zyrtare të Ambasadës këtu: https://xk.usembassy.gov/visas/fiancee-visa”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?