Lajme
SHBA jep miratimin për ilaçin e Alzheimerit
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi të premten ilaçin e Alzheimerit, lecanemab, të zhvilluar nga Eisai Co Ltd (4523.T) dhe Biogen Inc (BIIB.O) për pacientët në fazat më të hershme të sëmundjes që humb mendjen.
Eisai dhe Biogen thanë të shtunën se prodhuesi japonez i barnave kishte aplikuar për miratimin e plotë të ilaçit nga FDA.
Ilaçi, që do të shitet nën markën Leqembi, i përket një klase trajtimesh që synojnë të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes neurodegjenerative duke hequr grumbujt ngjitës të proteinës toksike beta amiloide nga truri.
Pothuajse të gjitha barnat e mëparshme eksperimentale që përdornin të njëjtën qasje kishin dështuar, përcjell albinfo.ch.
“Lajmet e sotme janë tepër të rëndësishme,” tha Dr. Howard Fillit, shefi i shkencës në Fondacionin e Zbulimit të Barnave Alzheimer. “Vitet tona të kërkimit mbi atë që është ndoshta sëmundja më komplekse me të cilën përballen njerëzit po shpërblehen dhe kjo na jep shpresë se ne mund të e bëjnë Alzheimerin jo vetëm të trajtueshëm, por edhe të parandalueshëm”.
Eisai tha se ilaçi do të lansohej me një çmim vjetor prej 26,500 dollarë. Aksionet e Biogen, të cilat ishin ndalur, u rritën me 3% në 279,40 dollarë/reuters
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025