Uncategorized

SHBA: 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar një paketë shtesë prej 800 milionë dollarësh ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Paketa e re do të përfshijë armë artilerie të rënda, dhjetëra Howitzer, 144 mijë fishekë dhe dronë taktikë, njoftoi i pari i shtetit amerikan, teksa dha një përditësim mbi përpjekjet e amerikanëve për të ndalur agresionin rus në Ukrainë.

“Ne jemi në një periudhë kritike të kohës ku (forcat ruse) po përgatiten për fazën tjetër të kësaj lufte. Shtetet e Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë po lëvizin sa më shpejt që të jetë e mundur për të vazhduar t’i ofrojnë pajisjet që i nevojiten Ukrainës”.

Ndihma e sotme vjen vetëm një javë pasi SHBA-ja njoftoi një ndihmë tjetër prej 800 milionë dollarësh në mbështetje të ukrainasve, e cila përfshinte sisteme artilerie, transportues të blinduar të personelit dhe anije të mbrojtjes bregdetare pa pilot.

Ndryshe, ndihma e SHBA-së për Ukrainën ka shkuar në vlerën e tre miliardë dollarëve që prej agresionit rus./CNN