Lajme
SHBA-ja dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për gazin rus në Evropë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania arritën një marrëveshje që do të lejojë përfundimin e tubacionit të gazit rus në Evropë, “Nord Stream 2”, pa vendosjen e sanksioneve të mëtejshme nga SHBA-ja.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Gjermania dhe SHBA-ja do të jenë të gatshme për të kundërshtuar çdo përpjekje të ardhshme ruse për të përdorur tubacionin si një mjet politik.
Të dyja shtetet ranë dakord të mbështesin Ukrainën dhe Poloninë, të cilat e cilësojnë projektin ‘një kërcënim të sigurisë’.
Në një deklaratë të përbashkët, dy ministrat e Jashtëm të vendeve e quajtën marrëveshjen “të pamjaftueshme”.
Derisa, të dy qeveritë thanë se ishin “të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta përcaktuar Rusinë përgjegjëse për agresionin dhe aktivitetet malinje”, referuar kryesisht mbështetjes ruse për separatistët në Ukrainë.
Prej kohësh ishte ngritur shqetësimi se “Nord Stream 2” mund t’i japë Rusisë më shumë fuqi mbi furnizimet e gazit evropian ose të lejojë që gazi të mbyllet për kundërshtarët e Rusisë.
Por, gazsjellësi është pothuajse i përfunduar dhe gjatë të gjithë procesit ka pasur mbështetjen e palëkundur të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Gjermania ka rënë dakord të nënshkruajë marrëveshjen ‘Iniciativa e Tre Deteve’, një skemë e promovuar nga BE-ja dhe SHBA-ja që synon të rrisë sigurinë e energjisë midis vendeve në kufi me Detin Baltik, Detin e Zi dhe Adriatik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën