Lajme
SHBA i mban në fuqi kufizimet në udhëtime
Autoritetet në Washington po mbajnë në fuqi kufizimet e udhëtimeve, për shkak të rritjes së të infektuarve nga varianti “Delta” i COVID-19.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, bëri me dije se SHBA-ja nuk kanë ende plan të afërt që të lehtësojnë kufizimet për udhëtarët e huaj dhe shkak është pikërisht rritja e të infektuarve nga varianti Delta i COVID-19, i zbuluar fillimisht në Indi.
“Ne do të vijojmë të mbajmë në fuqi kufizimet e udhëtimeve, varianti “Delta” është shumë transmetueshëm, po përhapet këtu dhe jashtë vendit”, u shpreh Psaki, e cila shtoi se në javët në vijim pritet që në SHBA të ketë një rritje të të infektuarve, ku më të prekur do të jenë të pavaksinuarit.
Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA dhe Departamenti amerikan i Shtetit kanë publikuar paralajmërime kundër udhëtimit në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgistan, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në këto vende.
Pasagjerët nga shtetet e BE-së, Britania dhe Irani, prej më shumë se një viti po përballen me kufizime në udhëtim. Që nga janari, të gjithë udhëtarët që hyjnë në SHBA duhet të tregojnë se janë negativë për virusin. Pjesa më e madhe e Evropës ka hequr kufizimet ndaj amerikanëve, të cilët janë plotësisht të vaksinuar, megjithëse Mbretëria e Bashkuar ende kërkon karantinë për shumicën e vizitorëve që vijnë nga SHBA-ja.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, 69% e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 60% e popullsinë janë vaksinuar plotësisht./euronews
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën