Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA: Humb jetën një foshnjë e prekur me koronavirus
WASHINGTON – Zyrtarët në shtetin e Illinois raportuan vdekjen e parë të një foshnje nga pandemia e koronavirusit.
Tashmë CoVid-19 ka shënuar edhe viktimën më të re në moshë, që prej kohës kur nisi të shpërndahej në Wuhan të Kinës.
“Asnjëherë nuk ka pasur një vdekje të shoqëruar me COVID-19 në një foshnjë”, tha drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Illinois, Dr. Ngozi Ezike.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës”, ka shtuar më pas ai.
Ezike tha se po zhvillohet një hetim për të përcaktuar shkakun e plotë të vdekjes.
Zyrtari raportoi 465 raste të reja të virusit në Illinois, përfshirë 13 vdekje të shtunën. Në total, shteti ka afro 3.500 infeksione.
“Mosha e rasteve varion nga më e reja se një deri në 99 vjet”, tha departamenti në faqen e tij të internetit.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, virusi ka infektuar më shumë se 663,000 në gjithë botën, duke përfshirë 124.200 rastet në SHBA.
Deri më tani ai ka vrarë 30.820, përfshirë 2.100 në SHBA, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch,
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor