Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA gati vaksinimin, ja kush do të testohet në fillim
Miliona amerikanë mund të fillojnë të vaksinohen këtë muaj
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh se vaksinimi i parë do të administrohej në Shtetet e Bashkuara në më pak se 24 orë pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të miratonte vaksinën COVID-19 të Pfizer.
“Vaksina e parë do të administrohet në më pak se 24 orë”, tha Trump në një video të postuar në faqen e tij në Twitter.
“Kombi ynë ka arritur një mrekulli mjekësore. Ne kemi shpërndarë një vaksinë të sigurt dhe efektive në vetëm nëntë muaj. Kjo është një nga arritjet më të mëdha shkencore në histori. Do të shpëtojë miliona jetë dhe së shpejti do t’i japë fund pandemisë një herë e përgjithmonë,” shtoi Trump.
FDA dha një autorizim përdorimi emergjent për vaksinën, të zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech, i cili u tregua të ishte 95% efektiv në parandalimin e sëmundjes në një provë të fazës së vonë.
FDA tha se vaksina mund t’u jepet njerëzve të moshës 16 vjeç e lart. Punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë pritet të jenë marrësit kryesorë të raundit të parë të 2.9 milion dozave.
Qeveria amerikane ka thënë se do të fillojë shpërndarjen e vaksinës nëpër vend menjëherë pas autorizimit të FDA, dhe se aplikimet e para do të ndodhin në fillim të javës së ardhshme, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Miliona amerikanë mund të fillojnë të vaksinohen këtë muaj, veçanërisht nëse një vaksinë e dytë nga Moderna miratohet shpejt.
Vaksina nga Pfizer dhe BioNTech u miratua për herë të parë në Britani më parë këtë muaj dhe banorët filluan të marrin dozat e para që në datën 8 dhjetor. Kanadaja gjithashtu autorizoi vaksinën dhe pret që të fillojë aplikimet javën e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha