Lajme

SHBA forcon masat për udhëtarët

Të shqetësuar nga varianti Omicron, SHBA ka forcuar masat për udhëtarët ndërkombëtarë, por edhe për amerikanët që hyjnë nga jashtë.

Sipas rregullave të reja, nëse doni të udhëtoni drejt shteteve amerikane, pavarësisht nëse jeni të vaksinuar, duhet të keni edhe një test negativ të 24 orëve të fundit.

Maskat në avionë, trena dhe autobus mbeten të detyrueshme deri në mars.

SHBA dhe disa vende të tjera kanë ndaluar udhëtimin me tetë vende të Afrikës Jugore.

Ekspertët shëndetësorë shprehen se kufizimet e udhëtimit do t’u japë kohë për të studiuar variantin e ri të COVID-19.