Lajme
SHBA-ja fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj, hap historik për ushtrinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po synojnë të fillohet përsëri prodhimi i TNT.
Ushtria amerikane planifikon të ndërtojë një objekt prodhimi vendas për kompleksin shpërthyes, të cilin Pentagoni është detyruar prej kohësh ta marrë nga jashtë. TNT, shkurt për trinitrotoluen, është një material shumë shpërthyes që shërben si një përbërës i rëndësishëm për bomba, granata dhe predha artilerie, si predhat 155 mm që janë përdorur gjerësisht në luftën e Ukrainës, transmeton albinfo.ch.
SHBA nuk ka prodhuar TNT në tokën amerikane për dekada, por kjo po ndryshon, pasi prodhimi po kthehet, raporton Bussines Insider.
Sipas njoftimit, ushtria ka bërë të ditur se i kishte dhënë REPKON USA-Defense LLC një kontratë me vlerë deri në 435 milionë dollarë për të projektuar, ndërtuar dhe nisur një objekt prodhimi TNT në Kentaki.
Oficerët e ushtrisë dhe ekspertët e mbrojtjes thanë se objekti i ri, i cili pritet të vihet në punë në vitin 2028, do të forcojë bazën industriale të SHBA-së dhe do të zvogëlojë rreziqet e varësisë nga furnizimet nga partnerët jashtë shtetit.
Gjeneral Major John T. Reim, kreu i Zyrës Ekzekutive të Programit të Përbashkët të Ushtrisë për Armatimet dhe Municionet, tha se “aftësia për të prodhuar TNT brenda vendit siguron një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të këtij materiali kritik shpërthyes”.
“Kjo redukton varësinë nga burimet e huaja dhe zbut rreziqet e ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Me një furnizim të qëndrueshëm me TNT, ushtria mund të mbajë dhe të rrisë prodhimin e municioneve sipas nevojës”, tha Reim.
Ndryshe, SHBA nuk e ka prodhuar TNT në shtëpi që nga viti 1986.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?