Lajme

SHBA do të rrisë prodhimin e vaksinave Covid-19 deri në vitin 2022

Administrata Biden njoftoi këtë javë se Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin prodhimin e vaksinës COVID-19 me më shumë se një miliard doza në vitin 2022.

“Ne kemi dhuruar më shumë doza se të gjitha vendet e tjera të marra së bashku. Ne do të vazhdojmë dhe duhet të vazhdojmë të dhurojmë gjithnjë e më shumë doza. Aktualisht, ne po i dhurojmë botës 1.2 miliardë doza. Kjo përfshin marrëveshjen e qeverisë amerikane për të ofruar 1 miliard doza të vaksinës Pfizer për vendet në nevojë përmes programit COVAX“, tha David Kessler me grupin e punës për përgjigjen ndaj Covid-19.

Por njoftimi i kësaj jave vjen pas një presioni në rritje mbi administratën Biden për të shtuar përpjekjet. Edhe ligjvënësit demokratë po kërkojnë të dinë përse Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë më shumë për të mbyllur hendekun e vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra.

Ekspertët amerikanë të shëndetit thonë se ndërsa normat e vaksinimit në Amerikën e Veriut dhe Evropë janë rreth 50%, në Afrikë ato janë deri në 10%./VOA