Maqedonia
SHBA dhe Franca, në mbështetje të Maqedonisë së Veriut
Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo dhe ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian, në margjinat e takimit ministror të koalicionit global për disfatën e Shtetit Islamik shprehën mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, kumtoi këtë fundjavë Departamenti i Shtetit, njofton KOHA, përcjell albinfo.ch.
Përveç tjerash, ata kanë biseduar edhe për rëndësinë e NATO-s, për bashkëpunimin e vazhdueshëm transatlantik për përgjigjet ndaj kanosjeve pas interesave të përbashkëta të sigurisë dhe për rëndësinë e inkuadrimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Pompeo dhe ministri i Punëve të Jashtme, Le Drian, shkëmbyen mendime për rëndësinë e inkuadrimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për mbështetjen e Ukrainës dhe për përgjegjësinë e Iranit për provokimet vijuese”, thuhet në kumtesën e Departamentit Shtetëror.
Sekretari shtetëror e ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të administratës në Aleancën e NATO-s.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik