Lajme
SHBA dhe BE do bashkëpunojnë për sjelljet e AI
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e hartojnë një kod vullnetar të sjelljes për inteligjencën artificiale,”- kështu tha të mërkurën një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian, pas paralajmërimeve të shumta për rreziqet që mund t’i sjellë kjo teknologji.
Ky kod vullnetar do ta mbushte boshllëkun rregullator përderisa blloku evropian 27-vendësh po punon për arritjen e disa rregullave për inteligjencën që nuk do të hyjnë në fuqi deri më 2026, tha nënpresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, në një takim të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë, që udhëhiqet bashkërisht nga zyrtarë amerikanë dhe evropianë.
“Ne kemi nevojë për inteligjencë artificiale të përgjegjshme. Inteligjenca artificiale e përgjithshme e ndryshon plotësisht gjendjen,”- tha Vestager, duke i referuar konceptit që përshkruan momentin kur makinat të bëhen të afta ta zhvillojnë programimin e tyre vetë.
Ajo tha se për draftimin e këtij kodi do të ketë bashkëpunim me ekspertët e industrisë dhe premtoi që “shumë, shumë shpejt do të ketë një propozim përfundimtar se si kjo industri të rregullohet vullnetarisht,”-tha ajo në një konferencë shtypi pas takimit të këshillit në Suedi.
Ky këshill ka “një rol të rëndësishëm për të luajtur për të ndihmuar në krijimin e kodeve vullnetare të sjelljes që do të ishin të hapura për të gjitha vendet që ndajnë të njëjtin mendim,”-tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ky takim vjen mes paralajmërimeve të shumta nga ekspertë për rreziqet që mund të sjellë inteligjenca artificiale. Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme./Reuters
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?