Lajme

SHBA: Bie nataliteti për shkak të pandemisë

Rritja e numrit të popullsisë në Shtetet e Bashkuara është shënuar të jetë më e vogla ndonjëherë në vitin e parë të pandemisë. Ndër shkaqet kryesore janë përmendur: imigrimit i ulët, shtyrja e shtatzënive dhe qindra mijëra vdekje të lidhura me coronavirus.

Byroja e Regjistrimit në Shtetet e Bashkuara ka treguar se popullsia është rritur për 0.1 për qind apo për 392,665 persona në periudhën korrik 2020 – korrik 2021.

Kjo rritje e ka çuar totalin e popullsisë në 331.8 milionë banorë. Rritja e numrit të popullsisë është përballur me ritme të ngadalshme në SHBA edhe në të kaluarën, mirëpo shifrat e fundit janë edhe rezultat i pandemisë.

“Kam pritur ulje, por jo kaq shumë”, ka thënë William Frey, hulumtues i lartë në Institutin Brookings, në një përgjigje për agjencinë e lajmeve Asscicated Press.

“Kjo na tregon se pandemia ka pasur ndikim të madh në të gjitha fushat, tani edhe në demografi”.

Një tjetër raport i publikuar më 21 dhjetor ka treguar se jetëgjatësia ka rënë për 1.8 vjet në vitin 2020 në SHBA. Kjo është ulja më e madhe për më shumë se 75 vjet.