Integrimi
Shasime Osmani synon të sjellë një zë shqiptar dhe emigrant në Asamblenë e Bernës
"Unë dua të jem zëri i atyre që mund të mos dëgjohen gjithmonë dhe kanë frikë se mos i nxjerrin jashtë sapo të flasin”, thotë Osmani
Me një kombinim ambicieje dhe vizioni, Shasime Osmani, e lindur në vitin 1998, kandidon për një vend në këshillin e qytetit (asamblenë) të Bernës për Partinë Socialdemokrate (PS). Studentja e drejtësisë dhe asistente në Kellerhals Carrard është e përkushtuar ndaj temave të arsimit dhe barazisë dhe përpiqet për një të ardhme në të cilën të gjithë qytetarët e Bernës do të kenë shanse të barabarta për pjesëmarrje dhe arsimim.
Ajo do të donte veçanërisht të punonte për familjet me të ardhura të ulëta, për punëtorët klasikë.
Gjyshi i Shasime Osmanit kishte ardhur në Zvicër në vitin 1979 nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut si “gastarbaj. Ai, bën pjesë në mesin e shumë të tjerëve që qëndruan këtu dhe ndërtuan një jetë për veten e tyre. Babai i Shasimes pastaj ju bashkua atij në vitin 1993, e ndjekur nga Shasimja dhe nëna e saj, që erdhën në vitin 1999.
Ajo ka përfunduar kualifikimin për biznes dhe gjithashtu ka marrë një diplomë profesionale. Më tutje ajo ka përfunduar diplomën e shkollës për të rritur sepse donte të studionte në universitet.
Sot, si studente e drejtësisë, ajo po thellon njohuritë e saj në një lëndë që i ofron një bazë të shëndoshë për proceset qeveritare dhe pikat e dobëta të sistemit. Me kandidaturën e saj për Këshillin Bashkiak të Bernës, Shasime Osmani sjell me vete një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë. Prioritetet e saj politike janë promovimi i arsimit dhe barazisë për të gjithë qytetarët. Për të është e nënkuptueshme që çdo person, pavarësisht gjinisë, origjinës apo statusit social, duhet të ketë të njëjtat mundësi në jetë.
Shasimja e sheh qytetin e Bernës si një vend ku diversiteti dhe mundësitë e barabarta nuk duhet të jenë thjesht një ideal, por një realitet i jetuar.
“Dua që të gjithë në Bernë të kenë të njëjtën mundësi për t’u përfshirë, pavarësisht nga origjina, gjinia apo prejardhja shoqërore. Barazia dhe edukimi janë çelësat e një shoqërie të drejtë”, thekson Osmani.
“Nuk mjafton vetëm të jesh politikisht aktiv, por edhe të dëgjohen njerëzit dhe të sillen shqetësimet e tyre në këshillin e qytetit. Unë dua të jem zëri i atyre që mund të mos dëgjohen gjithmonë dhe kanë frikë se mos i nxjerrin jashtë sapo të flasin”, thotë Osmani.
Më 24 nëntor 2024, të gjithë qytetarët me shtetësi zvicerane në qytet do të kenë mundësinë të zgjedhin Shasime Osmanin në këshillin e qytetit të Bernës.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve