Futboll

Shaqirit në tetor i organizohet ceremoni përshëndetëse nga Zvicra

Pas Kampionatit Evropian në futboll “Gjermania 2024, Xherdan Shqiri, Yann Sommer dhe Fabian Schar pas Evropianit u tërhoqën nga Përfaqësuesja e Zvicrës. Por asnjërit prej lojtarëve që kanë dhënë kontribut të madh për Zvicrën nuk do t’u organizohet ceremoni përshëndetëse në dy ndeshjet e këtij muaji të Ligës së Kombeve. Zvicra ka menduar ta organizoj ceremoninë përshëndetëse për Shaqirn, Sommerin dhe Scharin në tetor, në ndeshjen në St. Gallen kundër Danimarkës. Kështu ka njoftuar të hënën drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami në konferencë për shtyp. “Ne do t’u themi zyrtarisht lamtumirë të treve në tetor në ndeshjen kundër Danimarkës. Nuk u befasova që disa lojtarë dhanë dorëheqjen nga Zvicra pa Evropianit”, ka thënë Tami. Zvicra të enjten luan me Danimarkën në Kopenhagë. Më 8 shtator e pret Spanjën në Bernë.

Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë. Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri.