Sport

Shaqiri, ylli i Zvicrës në rrjetet sociale

‘Mbreti’ absolut i rrjeteve sociale është Xherdan Shaqiri. Asnjë lojtar tjetër zviceran nuk mund t’i afrohet atij. Ai ka 1.98 milionë ndjekës në “Facebook”, derisa 1 milion në “Instagram”

 

Xherdan Shaqiri është yll jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në rrjetet sociale. ‘Blick’ shkruan se Shaqiri është futbollisti më i ndjekur i Zvicrës në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

Tashmë rrjetet sociale janë bërë shumë të rëndësishme, derisa pa to nuk mund të mendohet për brezin e tashmë.

Derisa klubet i mbrojnë më shumë nga mediat, rrjetet sociale janë bërë shumë të preferueshme për jetën e tyre private. “Facebook” dhe “Instagram” janë shumë të rëndësishme edhe për të komunikuar.

‘Mbreti’ absolut i rrjeteve sociale është Xherdan Shaqiri. Asnjë lojtar tjetër zviceran nuk mund t’i afrohet atij. Ai ka 1.98 milionë ndjekës në “Facebook”, derisa 1 milion në “Instagram”. Fotoja e tij duke shënuar golin gërshërë ndaj Polonisë mblodhi 78 400 ‘like’, derisa me rroba banjo 51 100.

Shaqiri bart orën e sponsorit të tij, Hublot në shumicën e fotove, derisa kjo vlerësohet si një mënyrë e mirë për të pasur sa më shumë sponsorë dhe për të fituar sa më shumë para. Fitimi nga rrjetet sociale është i madh.