Shkurt.ch

Shaqiri shënon golin e tij të parë në bundesligë

Në këtë ndeshje, për Gladbachun është aktivizuar si rezervist lojtari tjetër shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka. Ai ka hyrë në lojë në minutën e 76

Në ndeshjen e djeshme të Bajernit kundër Borussia Mönchengladbach-ut, të fundit për këtë sezon, Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e tij të parë në bundesligë. Bëhet fjalë për golin në një ndeshje të rregullt kampionale.

Me këtë gol që ai e shënoi në në minutën e 58, në pjesën e dytë të ndeshjes, Shaqiri ia „shpëtoi fytyrën“ FC Bajernit, pasi që skuadra kundërshtare deri në atë minutë ishte duke avancuar.

Golin për Gladbachun e kishte shënuar në minutën e 21 Thorben Marx, nga penalltia.

Shaqiri ka luajtur nga minuta e 36 duke zëvendësuar Martinezin.

Në këtë ndeshje, për Gladbachun është aktivizuar si rezervist lojtari tjetër shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka. Ai ka hyrë në lojë në minutën e 76 në vend të Tolga Cigerci.

Me barazimin dhe një pikë të fituar, FC Bayern do të dimërojë në vendin e parë të tabelës së klasifikimit, duke i ikur vendit të dytë, Leverkusenit me plot 12 pikë.

Borussia Mönchengladbach përmbyll sezonin në pozitën e gjashtë.