Futboll
Shaqiri pritet ngrohtë nga mijëra tifozë të Bazelit
Kthimi i Shaqirit në Bazel vlerësohet fitore për qytetin

Xherdan Shaqiri është prezantuar para tifozëve të Bazelit të hënën mbrëma.
“Përshëndetje shikues, përshëndetje Basel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai ka shtuar se Bazeli ishte opsioni i vetëm i tij. “Vetëm Bazeli dhe askush tjetër”, ka vazhduar Shaqiri.
Ai është i kënaqur me pritjen e ngrohtë që i është bërë nga tifozët e Bazelit.
“Pritja këtu është shume e veçantë për mua. Mezi pres t’ju shoh sërish të gjithëve. Unë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën nga dita e parë. Unë nuk jam 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Unë kam mentalitetin e fituesit. Ndeshja ime e fundit ishte kundër Anglisë. Nuk jam ende 100 për qind, por do të mundohem ta ndihmoj skuadrën sa më shumë që të mundem”, ka thënë Shaqiri.
https://www.facebook.com/share/p/335pXWrsvduDHdgL/?mibextid=WC7FNe
Shaqiri ndërpreu kontratën me Chicago Fire dhe u rikthye te Bazeli pas 12 vjetësh. Shaqiri karrierën si futbollist e filloi te Bazeli në vitin 2007. Në vitin 2012 u largua nga Bazeli për t’u transferuar te Bayern Muencheni. Karrierë bëri edhe tek Interi, ndërsa më vonë edhe në Stoke City, Liverpool, Lyon dhe së fundmi ishte pjesë e Chicago Fire.
Pas fjalëve të para, Shaqiri zbriti nga ballkoni në afërsi të stadiumit të Bazelit për të dhënë autografe.
Fjalë të mëdha për Shaqirin dha edhe drejtori sportiv i Bazelit, Daniel Stucki.
“Ai është një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur ndonjëherë Zvicra dhe është vetëm 32-vjeçar. Ai është i madh dhe do ta ndihmojë gjithë qytetin”, ka thënë Stucki.
Shaqiri të martën do të paraqitet për herë të parë në stërvitje me Bazelin. Pjesë e Baselit janë edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare” Anna Kove dhe Fate Velaj mbi përkthimin dhe Letërsinë Gjermano-Shqiptare...
-
Për 17 vjet, diaspora dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme
-
Milano: Arrestohet 33 vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një organizate kriminale
-
Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake Ka pasur një rritje të ndjeshme të vjedhjeve të qenve në Zvicër gjatë javëve të fundit....
-
Gjigandi farmaceutik zviceran Roche bashkëpunon me Zealand Pharma për trajtimin e ri të obezitetit
-
Arrestohet një zviceran për sulmet me bomba në Gjenevë
-
Dëshira për targa speciale në Zvicër ka grackat e saj
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme