Sport

Shaqiri pajtohet me Petkoviçin: Premton t`i kthehet lojës për Zvicrën

Ata i kanë diskutuar në hollësi problemet. Shaqiri ka dhënë premtimin se në të ardhmen dëshiron të luajë sërish për ekipin kombëtar

Brenga e madhe “kombëtare” zvicerane si duket ka pushuar së ekzistuari: Shaqiri dhe Petkoviç janë pajtuar! Kështu të paktën raporton gazeta Blick e cila ka ndjekur hap pas hapi konfliktin e Shaqirit me ekipin nacional të Zvicrës që shpërtheu muajin e kaluar.

Siç është raportuar tashmë gjerësisht, ylli shqiptarozviceran ka refuzuar të luajë në dy ndeshje të rëndësishme të Zvicrës gjatë shtatorit, shkruan albinfo.ch. Ndërsa si shkak për këtë, përmenden raportet e çrregulluara të Shaqës me Petkoviçin.

Tashmë, sipas gazetës në fjalë, të mërkurën që shkoi, Vladimir Petkoviç së bashku me drejtorin e ekipit kombëtar, Pierluigi Tami kishin udhëtuar për në Londër me një mision: pajtimin me Xherdan Shaqirin. Dhe shenjat janë se pajtimi ka ndodhur, transmeton albinfo.ch. Ôse së paku raportet në mes të trajnerit dhe futbollistit janë përmirësuar shumë që nga mbrëmja e të mërkurës.

Blick thotë se të dy i kanë diskutuar në hollësi problemet. Shaqiri ka dhënë premtimin se në të ardhmen dëshiron të luajë sërish për ekipin kombëtar.