Kosova

Shaqiri lë pas dëmtimin, i gatshëm për Evropianin

Pavarësisht lëndimit, duket se Xherdan Shaqiri është gati për Evropianin 2024, përcjell albinfo.ch.

Shaqirit të hënën i është shfaqur një lëndim i vjetër, por sipas disa rezultateve mjekësore, u zbulua se lëndimi i Shaqirit nuk është i rëndë.

32-vjeçari ishte në Rennbahnklinik në Muttenz BL për ekzaminime mjekësore, pasi klubi i tij Chicago Fire e liroi atë një javë më herët se sa ishte planifikuar.

Shaqiri të mërkurën do të jetë i gatshëm për t’iu bashkuar Zvicrës në kampin përgatitor, shkruan të martën gazeta zvicerane “Blick”.

Të hënën ka nisur grumbullimi te Zvicra, ndërsa 23 lojtarë aktualisht janë paraqitur në kampin përgatitor.

Mësohet se Shaqiri do të stërvitet ende individualisht në ditët e para të kampit përgatitor.

Zvicra ndeshjen hapëse të Evropianit 2024 do ta ketë me Hungarinë, më 15 qershor. Ndërsa më 19 qershor do të përballet me Skocinë dhe me 23 qershor do ta ketë kundër Gjermaninë.