Futboll
Shaqiri ka të hyra të pabesueshme nga Chicago Fire
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ende po vazhdon të jetë lart në listë për pagën më të madhe dhe po ashtu të paguhet shumë mirë nga Chicago Fire, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se pagat e futbollistëve në SHBA vazhdojnë të rriten. Sidomos në klubin e David Beckhamit, Inter Miami. Ky klub për paga i ndan 42 milionë dollarë në vit. Gati gjysma e tyre ndahet për argjentinasin Messi (20,4 milionë dollarë).
Me Sergio Busquetsin, një tjetër lojtar i Miamit, është në top-treshe.
Për dikë mund të jetë befasi, por Xherdan Shaqiri është menjëherë në vendin e katërt me të hyra financiare në vit prej 8,2 milionë dollarësh. Shuma përbëhet nga paga bazë prej 7,4 milionë dollarësh dhe kompensimi i garantuar prej 800 mijë dollarësh në vit.
Por Shaqiri e meriton këtë shumë parash, ashtu siç thotë portieri zviceran, Roman Buerki.
“Shaqiri është i vlefshëm për këto para, pasi klubi ia ofroi ato. Unë do të firmosja po ashtu nëse do të më ofroheshin. Mendoj se nuk ka thënë se do të vijë vetëm nëse i fitoi 7 milionë në vit. Secili do ta bënte këtë”, ka thënë Buerki për mediat zvicerane.
Në SHBA pagat e lojtarëve janë publike. Dhe, krahasime të ndryshme bëhen vazhdimisht.
Për shembull, Messi ka pagë më të madhe se pagat e përgjithshme të 25 prej 29 klubeve në MLS. Të hyrat e tij janë për 19,8 milionë dollarë më shumë se mesatarja e ligës.
Messi ka pagë bazë prej 12 milionë dollarësh, por Inter Miami do t’ia paguajë 20,4 milionë dollarë gjatë edicionit të vitit 2024, duke përfshirë kompensimin e garantuar.
Messi ka të hyra të tjera nga partnerët si Apple e Adidas.
Argjentinasi merr 5 milionë më tepër se lojtari i dytë më i paguar, Lorenzo Insigne i Torontos. 15,4 milionë dollarë i merr Insigne gjatë vitit 2024, ndërsa Busquets është i treti me 8,8 milionë dollarë.
Pas Shaqirit janë Sebastian Driussi (6,7 milionë), Federico Bernardeschi (6,3 milionë), Emil Forsberg (6 milionë), Hector Herrera (5,2 milionë), Hany Mukhtar (5,2 milionë), Carles Gil (4,5 milionë).
Inter Miami për paga i ndan 41,7 milionë dollarë. Pason Toronto FC me 31,4 milionë dollarë, Chicago Fire me 25,1 milionë dollarë, Nashville me 21,4 milionë dhe Cincinnati me 18,7 milionë.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025