Futboll
Shaqiri: Italia ka ekip fantastik dhe trajner të madh
Xherdan Shaqiri duket se ka tejkaluar problemet me Roberto Mancinin
Xherdan Shaqiri ishte pjesë e Interit në vitin 2015 kur ekipi menaxhohej nga Roberto Mancini. Por, aventura e Shaqirit përfundoi shumë shpejt pas vetëm 6 muajve.
Zvicra dhe Italia do të përballen nesër nga ora 21:00, në kuadër të Kampionatit Evropian, Grupi A, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri ka folur për Italinë dhe Mancinin. “Mezi pres të luaj në këtë ndeshje, mezi pres të shoh Roberton sërish. Ai është një njeri i madh, jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë për të. Italia është një ekip fantastik, ndër favoritët. Ne e pamë ndeshjen e parë të Italisë, jam i lumtur për të. Ai është një trajner i madh”, është shprehur mesfushori shqiptar.
Për Italinë ka vetëm lëvdata. “Ekipi kombëtar është shumë i ekuilibruar. Nuk ka lojtarë të mëdhenj të së kaluarës, si Pirlo, por Mancini ka bërë një punë fantastike. Është një ekip i jashtëzakonshëm me futbollist që luajnë mirë së bashku”, theksoi Shaqiri, i cili sa i përket të ardhmes shtoi se ka kontratë me Liverpoolin, por së bashku me agjentin e tij do të marrin vendimin e duhur.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme