Futboll
Shaqiri: Ishte nder që luajta në Kosovë
“Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës”, deklaroi Shaqiri
“Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin, ishte nder për të parë këta tifozë, është privilegj dhe nuk kam për ta harruar”, është shprehur Xherdan Shaqiri pas ndeshjes ndaj Kosovës.
Dora në zemër gjatë himnit: “Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës. E kam ëndërruar të luaj këtu”, ka shtuar tutje ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
Mundësia për të përfaqësuar Kosovën: “Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadil Vokrrin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin. Shoh këta djemtë e rinj që japin maksimumin për Kosovën dhe shpresoj ta kualifikojnë në një envent të madh”.
Barazimi: “Ndeshje e vështirë, sepse Kosova luajti në mbrojtje. Ishte problem për ne për të krijuar raste. Shënuam një gol, pastaj të dytin. Lëshuam pak lojën dhe Kosova na ndëshkoi. Respekt për Kosovën, sepse është një skuadër që ka shumë cilësi”, ka përfunduar Xherdan Shaqiri për Supersport.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër,më 26 janar në Gjenevë organizon simpozium mjekësor dedikuar...
-
Zvicër: Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës
-
Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Debati për aeroportin ekskluziv të St Moritz Një argument në shkallë të plotë po shpërthen në St Moritz për të ardhmen e aeroportit...
-
Thirrjet e padëshiruara mbeten problem në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e banesave shqetësojnë ekspertët
-
Punëtorët e papunë ndërkufitar mund të duhet të marrin role me pagë më të ulët
-
Pse mund të humbisni para nëse rezervoni klasën e parë me aplikacionin e trenit zviceran