Futboll
Shaqiri, i lumtur për rikthimin në Bazel, thotë se është lider
Xherdan Shaqiri me Bazelin ka nënshkruar kontratë trevjeçare
Xherdan Shaqiri ka filluar stërvitjet me Bazelin, ku u shfaq shumë i lumtur për rikthimin në klubin amë. “Unë jam gjithmonë shumë pozitiv dhe do të mbetem gjithmonë i tillë. Baseli gjithmonë kërkon suksesin, ashtu si unë. Është klubi më i madh në Zvicër”, deklaroi Shaqiri, i cili u pensionua nga Përfaqësuesja e Zvicrës. “Qëllimi është që klubi të kthehet aty ku ishte”, theksoi Shaqiri.
“Si lojtar, kam qenë gjithmonë kapiten, pavarësisht nëse e kam pasur apo jo shiritin. Unë do ta shikoj të ardhmen. Trajneri vendos nëse do të bëhem kapiten, por është herët për të folur për këtë”, ka theksuar Shaqiri.
Shaqiri ka ritheksuar se Baseli ishte shtëpia e tij e vetme në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ai po ashtu ka treguar se tashmë ka vendosur të jetojë në shtëpinë e prindërve të tij në Kaiseraugst.
Xherdan Shaqiri me Baselin ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Ai pritet të paraqitet për herë të parë në ndeshjen kundër Yverdonit.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih