Uncategorized

Shaqiri, futbollisti i ndeshjes

Ai ka marrë këtë çmim nga faqja zyrtare e FIFA-s

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është zgjedhur futbollisti më i miri i ndeshjes, shkruan albinfo.ch.

Ai ka marrë këtë çmim nga faqja zyrtare e FIFA-s. Anësori shqiptar ka qenë i jashtëzakonshëm ndaj Serbisë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 90-të.

Zvicra fitoi 2:1, që ishte fitorja e parë në këtë Botëror. Kujtojmë që edhe Granit Xhaka ka realizuar një gol fantastik, duke shënuar në minutën e 53-të nga rreth 30 metra.

Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri kanë festuar duke bërë shqiponjën me duar.

Nga fillimi luajtën edhe Xhemaili dhe Valon Behrami. Ky i fundit zhvilloi gjithashtu një ndeshje të madhe.