Futboll
Shaqiri flet për aventurën që e pret në SHBA
Yllin shqiptar të Zvicrës e pret një jetë e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Xherdan Shaqiri vendosi t’i bashkohet skuadrës amerikane Chicago Fire.
Ai foli për ambiciet me skuadrën e re, përcjell albinfo.ch.
“Dua ta sjell lavdinë sërish në Chicago dhe të jem sa më i suksesshëm që është e mundur. Synimi im është i qartë: të hyjmë në playoff dhe të fitojmë tituj”, është shprehur Shaqiri.
Ai zbuloi edhe një detaj interesant. “E di që pronari i Chicagos është pronar edhe te Lugano. Është gjithnjë mirë kur njerëzit investojnë në futbollin zviceran. Lugano është klub i madh në Zvicër dhe qartë shumë interesant. Por, është shumë herët për mua të flas për Luganon tani. Ndoshta pas disa vjetësh mund të flasim”, ka thënë Shaqiri.
Shaqiri, 30-vjeçar, ka thënë se në MLS është transferuar në moshën më të mirë. “MLS-ja po bëhet çdo vit e më e mirë. Nuk kam dashur të vij këtu kur t’i mbush 35 vjet. Tani jam në momentin kulmor të karrierës. Shumë lojtarë të mirë kanë luajtur këtu. Për shembull, Bastian Schweinsteiger. Shumë në Evropë e nënçmojnë ligën. Ju gjithnjë shihni më shumë top-lojtarë dhe kjo përfundimisht ishte vendimtare”, ka theksuar Shaqiri.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës