Sport
Shaqiri është si Messi
Darren Fletcher ka thënë se aftësitë e Xherdan Shaqirit janë të ngjashme sikur të Lionel Messit
Futbollisti skocez, Darren Fletcher ka hedhur një paralele ndërmjet bashkëlojtarit të tij, Xherdan Shaqiri dhe yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Tashmë pa kontratë Fletcher me përvojë të madhe nga futbolli ka thënë se aftësitë e Shaqirit janë sikur të pesë herë fituesit e “Topit të Artë”, shkruan “Sky Sports”.
“Nuk po them se ai është Messi, por ai aftësi të jashtëzakonshme. Ai është një futbollist fantastik. Ti mund të flasësh për fuqinë e tij apo madhësinë e tij, por gjëja më e madhe është prekja e parë e topit: ajo lëvizje me topin dhe eliminon kundërshtarin. Kjo tregon se çka është në gjendje të bëjë”, thotë ish-futbollisti i Manchester United.
Mesfushori shqiptar ka qenë ylli i Stokes sezonin e kaluar dhe pritet që të përmirësojë gjendjen fizike, pasi vitin e kaluar luajti vetëm 22 ndeshje.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ju mund ta shihni atë. Ai ka forcë të madhe dhe kur merr topin është i jashtëzakonshëm. Ai është një lojtar i mrekullueshëm”, theksoi tutje skocezi.
Shaqiri më herët ka luajtur për Interin, Baselin dhe Bayern Munich. Me skuadrën gjermane fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2012-13.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik