Uncategorized

Shaqiri duhet të luajë si ‘10-sh’

Nesër do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë, derisa analistët kanë dhënë mendimet e tyre për këtë sfidë pas barazimit të helvetikëve ndaj Brazilit.

Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld (69) thotë në ‘Blick’ se pozita më e mirë për Shaqirin është të luajë si ‘10’, duke dhënë arsyet. “Ai mund të mbajë topin dhe ka intuitë për të dribluar dhe depërtuar në zonën kundërshtare”, përcjell albinfo.ch.

Ai ka luajtur në pozitën pas sulmuesve në Botërorin e kaluar, duke fituar 3:0 kundër Hondurasit dhe duke humbur 1:0 kundër Argjentinës.

Xherdan Shaqiri kishte një paraqitje të mirë ndaj Brazilit, edhe pse u kritikua nga disa media, duke i dhënë një notë jo shumë të lart.