Futboll

Shaqiri arrin marrëveshje me skuadrën franceze

Sulmuesi nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, Olympique Lyon, për një transferim në Ligue 1 për edicionin e ri.

Lojtari është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Lyoni, derisa po pret vetëm që dy klubet të gjejnë marrëveshje mes vete.

Lyoni ka ofruar shtatë milionë euro, mirëpo Liverpooli pretendon se vlera e lojtarit është më e lartë.