Shqipëria

Shantazh ndaj ish-kryeministrit Berlusconi, dënohet me 4 vjet e 4 muaj burgim

Në pranga është vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa lëvizte me veturë, raportuan mediat italiane

Një shqiptar, i akuzuar si pjesë e bandës që mes 15 dhe 16 tetorit 2012 mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, është arrestuar.

Në pranga është vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa lëvizte me veturë, raportuan mediat italiane.

Gjashtë vjet më parë, asokohe 33 vjeç, banda mbajti peng Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për rreth 10 orë.

Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë, mes tyre Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4 vjet e 4 muaj burgim për pengmarrjen dhe tentativën e mashtrimit të Berlusconit, shkruan “Mapo”.

Gjatë pengmarrës së Spinelit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berlucsonit, përndryshe njeriu i tij i besuar do të vritej si dhe do të publikoheshin disa dokumente, që ata pretendonin se kishin në dorë, në lidhje me disa skandale politike, përcjell albinfo.ch.

Por, Spineli dhe bashkëshortja e tij u lanë të lirë dhe shantazhi me dokumentet rezultoi një blof, ndërsa ish-kryeministri nuk ra pre e tij.