E-Diaspora
Shanset e shumëgjuhësisë
Manifestimi i nxënësve shqiptarë në sytë e një gazetari zviceran, Peter Weingartner. Albinfo.ch sjell të plotë shkrimin e përkthyer nga “Aargauerzeitung”.
“Para se të dimë ku duam të shkojmë, duhet të dimë nga vijmë”, tha Tobias Leuthard, këshilltar komunal i Küttigenit në festën kushtuar përfundimit të vitit shkollor të mësimit plotësues në gjuhën amtare të nxënësve shqiptarë në kantonin e Aargaut, “Gjuha dhe kultura e atdheut”. Grupet etnike të gjuhëve të huaja, qofshin finlandezë, kinezë, tamilë, spanjollë, etj., kanë të drejtë të shfrytëzojnë falas hapësirat shkollore.
Për shqiptarët në Aargau, shumica nga Kosova, për këtë është kompetente Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë. Nëntë mësuese dhe mësues u japin mësim rreth 300 nxënësve në 18 qendra shkollore në Aargau, tha Riza Demaj nga Suhri, kryetar dhe forcë shtytëse e shoqatës. Në fjalën e tij përshëndetëse para rreth 600 personave falënderoi Zvicrën, duke e bërë të qartë se ”vlerat themelore nuk janë të diskutueshme” dhe mësimi në gjuhën amtare e ndihmon integrimin.
Deputetja e kantonit nga Wettingeni, Liljan Studer (EVP), në fjalën e saj përshëndetëse iu referua përvojës së saj si e emigruar. Ajo iu referua mundësisë që ofron shumëgjuhësia. Gjuhët e reja mund të mësohen më lehtë. Si fëmijë nga babai zviceran dhe nëna norvegjeze ka pasur krizë të përkatësisë së saj. Ku gjendem unë?
“Unë është dashur të mësoj se jam në shtëpi, aty ku jetoj”, tha ajo. Këtë edhe emigrantët duhet ta mësojnë. Dhe, të mohojnë rrënjët? Jo. “Ju duhet të jeni krenarë me futbollistët tuaj”, ashtu siç ishte ajo vetë krenare, kur në klubin e futbollit Basel një norvegjez ndihmoi për të fituar titullin.
Në foltoren e sallës së sporteve në Küttigen ishin të varur flamujt e Shqipërisë, Zvicrës dhe Kosovës. Aty ishte fotografia e një autori, i cili fuqishëm është angazhuar kundër osmanlinjve. Para shfaqjeve do të këndohet të ngritur në këmbë himni kombëtar shqiptar. Kosova nuk ka himn kombëtar, ka vetëm shtetëror”, tha Riza Demaj. Pas fjalës përshëndetëse – një përfaqësues i Ambasadës së Kosovës e falënderoi Zvicrën. “Ajo ishte gjithnjë për ne, sa herë kemi pasur nevojë”.
Foltorja u takon fëmijëve të mësimit në gjuhën amtare në Aargau.
Fëmijët tregojnë se çka kanë mësuar në mësimin plotësues në gjuhën amtare, i cili mbahet kryesisht të mërkurën pasdite dhe të shtunën paradite, nganjëherë edhe ditëve të tjera pasdite, është vullnetar dhe zgjat dy orë. Kanë mësuar edhe të këndojnë, të bëjnë muzikë, të recitojnë vjersha. Këto i bëjnë pjesërisht me veshje sipas traditës shqiptare, ose me fanellat me shqiponjën shqiptare. Ngjyrat kuq e zi mbizotërojnë. Këngët kanë shpesh melodi orientaliste, por edhe Ballkan-pop. Dhe, çfarë instrumenti ekzekutojnë ata dy çuna?
“Kjo është një formë e mandolinës shqiptare”, thotë Bajram Mulaj nga Wynenta, i cili në kohë të lirë merret me bletari.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati