Futboll

Shabani realizoi ëndrrën e fëmijërisë

“Të paraqitem me ekipin e parë është shumë speciale për mua, pasi këtë e kam ëndërruar që fëmijë. Të kem mundësinë të luaj në të njëjtën fushë me lojtarë të klasit botëror më bën jashtëzakonisht krenar”, është shprehur Meritan Shabani

Ndeshjen Bayern-Eintracht Frankurt nuk do ta harrojë asnjëherë. Në fakt, bavarezët kishin siguruar titullin dhe fitorja 4:1 ishte vetëm sa për prestigj, megjithatë, vlejti shumë për talentin shqiptar, Meritan Shabani.

Futbollisti nga Kosova për herë të parë luajti një ndeshje të Bundesligas. Shabani e nisi ndeshjen nga minuta e parë, shkruan albinfo.ch.

“Të paraqitem me ekipin e parë është shumë speciale për mua, pasi këtë e kam ëndërruar që fëmijë. Të kem mundësinë të luaj në të njëjtën fushë me lojtarë të klasit botëror më bën jashtëzakonisht krenar”, është shprehur Meritan Shabani.

Atë e lavdëroi edhe trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes. “Shabani ka luajtur edhe më parë me ekipin e parë, kujtoj miqësoren me Grobasbachut. Pati një paraqitje shumë të mirë. Shabani është pjesë e një grupi të rinjve shumë të talentuar të klubit tonë”, theksoi trajneri i njohur gjerman.