Lajme

SHBA në shok pas sulmit me armë, policia në kërkim të të dyshuarit

Konjufca: Të tronditur nga lajmi për sulmin e armatosur në Amerikë

Një sulm me armë zjarri i ndodhur në Lewiston në Maine ka lënë të vdekur rreth 22 viktima.

Një i dyshuar ka shtënë me armë në një sallë bowlingu dhe në një restaurant.

Robert Card është i dyshuari që u zu nga kamerat e sigurisë, përcjell albinfo.ch

Zyrtarët në Maine e kanë përshkruar atë si një njeri “të rrezikshëm” dhe “të armatosur”, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Teksa banorëve të qytetit u është bërë thirrje që të qëndrojnë të strehuar dhe me kujdes të shtuar, policia është akoma në kërkim të të dyshuarit që është instruktor i armëve.

Në anën tjetër, Qendra Mjekësore Qendrore në Maine është duke punuar me intensitet të lartë për t’u dalur në ndihmë viktimave, që në numër janë shumë.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se janë të tronditur nga sulmi i armatosur në Amerikë ku la të vdekur disa persona.

Konjufca ka thënë se në këto momente të vështira, qëndrojnë krah popullit amerikan.

“Të tronditur morëm lajmin për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë. Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar ai në Facebook.