Lajme
SHKA “Dardania” nga Winterthuri organizon manifestim për nder të pavarësisë së Shqipërisë

Duke ju ftua në festën e përbashkët, ajo ka bërë pregatitjet me kohë për festën e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, edhe atë pikërisht për popullatën e gjerë dhe pa kurrfarë çmimi apo interesi komercial, sepse për ju kanë dhënë donatorët tanë, në mënyrë që të fetojmë së bashku krejt shqip!
Manifestimi mbahet më 02 dhjetor 2023, në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur, nga ora 19:30.
Kuptohet në fillim me një apero të vogël, për të vazhdua kështu me programin aristik të këngëve dhe valleve krejt thuaja se të reja, me gjithë veshjet kombëtare të trevave tona, të kësaj vatre kulturore tash e 29 vjet të veprimëtarisë së saj.
Natyrisht, është e ftuar edhe diplomacia jonë në Zvicër, ca prej tyre veç se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Mandej këtë manifestim do ta përcjellin edhe mediat tona në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe bashkëpunëtorët tanë në Kosovë me projektin e shkurtër filmik “Mobikino”, të sjellë nga Lavdim Klaiqi. Po ashtu janë të ftuar si mysafirë edhe shoqëritë dhe ansamblet simotra, që veprojnë në Zvicër e gjetiu.
Ju mirëpresim me kënaqësi:
Stafi organizativ i SHKA “DARDANIA”
Numri kontaktues: +41 79672 41 82
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Dhjetor 2023
- Ora19:30
- LokacioniHotel Zentrum Töss
- Data e përfundimit2 Dhjetor 2023 - 22:00
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?