Kosova
SHKA “Dardania” nga Winterthuri do të marrë pjesë në festivalin folklorik “Hasi Jehon”
Me ftesën e SHKA “MALËSORI”, Këshillit drejtues të këtij festivali dhe drejtorit artistik të festivalit, z. Dilaver Kryeziu, tashmë edhe nën mbrojtjen e trashigimisë kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, e që tani ky festival po mbahet, i 35-ti me radhë, ku do të performojnë shumë ansamble dhe shoqëri nga të gjitha trojet tona, e që do të fillojë nga 02 maji deri më 04 maj 2024, ndihemi të priviligjuar dhe kemi kënaqësi e obligim që të marrim udhë, edhe përkundër shpenzimeve të mëdha, vetëm e vetëm për të promovua vlerat tona të ruajtura edhe në mërgatë.
Paraqitja e SHKA “DARDANIA” mbahet më 04 maj 2024, në Fushën e Pajtimit në Gjonaj, natën e fundit të këtij festivali tradicional, i 35-ti me radhë!
Pregatitjet kanë filluar me kohë, dhe grupi prej 35 vetave do të ngjitet në skenë në këtë festival madhështor dhe me traditë të lashtë, prej nga do t’i paraqesim vlerat tona me këngë, instrumentale e burimore dhe rituale të traditave tona, të ruajtura me fanatizëm, duke e përfëshirë këtu edhe luftën e fundit dhe lirinë tonë në Kosovë!
Natyrisht se gjatë kësaj kohe sa do të qëndrojmë në Kosovë, do të vizitohen edhe kompleksi memorian “Adem Jashari” në Prekaz, varrezat e Reçakut në Reçak, për të vazhdua më pas në Prizrenin e bukur dhe provat gjenerale që do të mbahen para se të ngritet në skenë, të shtunën në mbrëmje, ku edhe do ta hapin natën e fundit të këtij festivali me paraqitjen tonë nga mërgata.
Ju mirëpresim me kënaqësi:
Këshilli Aartistik i SHKA “DARDANIA”
Numri kontaktues: +41 79672 41 82 dhe në Kosovë +383 44 964 883
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?