Lajme
Sfungjerët kroatë në tregun zviceran
Një kompani kroate ka shënuar rekord në eksportin e produkteve të saj në disa vende të Evropës: Zvicër, Austri, Itali, Sudan, Kuvajt, Tunizi dhe madje edhe në Perunë e largët
Kompania në fjalë me 48 punëtorët e saj është e para në Evropën Juglindore për prodhimin e sfungjerëve për kuzhinë. Në ofertën e tyre bëjnë pjesë lloje të ndryshme pëlhurash për karrige, peshqirë, karrige plazhi etj… Kompania kroate feston përvjetorin e saj të 40-të.
„Ne nuk kemi probleme në biznes, sepse ne kemi kohë për t’u përgatitur për ekonominë e tregut, edhe pse nuk është i lehtë për ne. Sot kemi një produkt të mirë dhe të lirë që askush tjetër nuk e ka“, thonë pronarët e firmës „Rekord Tim“. Pritet që deri në fund të vitit kompania në fjalë të arrijë një qarkullim në total prej rreth 24 milionë eurosh, 20 për qind më shumë se vitin e kaluar, ndërsa fitimi neto do të arrijë në rreth katër milionë.
Për të siguruar prodhim të vazhdueshëm, „Time rekord“ lëndën e parë e ka importuar disa muaj më parë, kryesisht nga Spanja, Franca, Italia e Kina.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën