Futboll

SFL Zvicër, java e fundit e vitit 2018, më shumë asistime dhe më pak gola nga futbollistët shqiptarë

Java e 18-të dhe e fundit e sezonit vjeshtor në kampionatin e Zvicrës në Futboll, përfundoi me më shumë asistime dhe vetëm një gol nga futbollistët shqiptarë, njofton albinfo.ch.

Në tre takime, kanë asistuar katër futbollistë shqiptarë, Pajtim Kasami te FC Sioni, Albian Ajeti te Baseli, Shkelqim Demhasaj për FC Luzern-in dhe Samir Idrizi te  Neuchatel XAMAX-i për golin e Kemal Ademit.

Rezultatet e javës së 18-të:

Sion 1:2 Basel

Luzern 2:1 St. Gallen

Neuchatel XAMAX FCS 1:4 BSC Young Boys

Zürich 0:0 Lugano

Thun 1:0 Grasshoppers