Futboll

Sfida speciale mes Zvicrës dhe Kosovës

Nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës

Të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen miqësore Zvicër-Kosovë, që zhvillohet në Stadiumin Letzigrund në Cyrih nga ora 18:00, shkruan albinfo.ch.

Sonte zhvillohet miqësorja e parë mes këtyre dy Përfaqësueseve, që është shumë speciale. Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është nga Kosova, ashtu si edhe zëvendëskapiteni Xherdan Shaqiri, si dhe Andi Zeqiri. Gjithashtu shumë futbollistë nga Kosova kanë lindur ose kanë luajtur në Zvicër, madje disa janë paraqitur edhe për grupmoshat e Natit.

Një numër i madh i diasporës nga Kosova jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Shteti helvetik iu ka gjendur pranë, si dhe ka ndihmuar shtetin e Kosovës, duke qenë një partner i ngushtë.

Sa i përket fushës, pritet spektakël, me futbollistët që do të japin maksimumin në tribuna dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, sidomos nga tifozët shqiptarë, që priten të jenë në numër të madh në stadiumin me kapacitet prej 20 mijë ulësesh.

Historia e Kombëtares së Kosovës

Betim Fazliji: Do ta mundim Zvicrën me rezultat 2:1

Giresse: Zvicra ka ekip shumë të fortë, por ne kemi marrë të gjitha masat për këtë ndeshje

Shaqiri flet para ndeshjes ndaj Kosovës: Duhet të reagojmë, duhet të fitojmë

Hadërgjonaj: E kam zgjedhur me zemër Kosovën, do të jetë sfidë speciale

Murat Yakin: Graniti, Xherdani dhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre