Kosova
Sfeçla: Përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.
Ai u shpreh se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në disa qytete të vendit tonë, përcjell albinfo.ch.
“Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale”, shkroi ai në Facebook.
“Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, tha ai.
Ndërkaq, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se nga sot 28 komunat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë dhe 5 qarqet e tyre mbyllen përfundimisht.“Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, veçanërisht për shkak të diasporës...
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero