Futboll

Sevilla, në bisedime për transferimin e Adnan Januzajt

Sevilla është duke zhvilluar bisedime intensive me përfaqësuesit e Adnan Januzajt për një transferim të mundshëm.

Lojtari shqiptar me pasaportë belge është i lirë që nga 30 qershori i këtij viti, atëherë kur i përfundoi kontrata me Real Sociedadin.

Janë shtuar zëra se Januzaj mund të rikthehet në Ligën Premier, aty ku e kërkojnë Evertoni dhe West Ham United.

Por, Fabrizio Romano raporton tani se Sevilla është në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit dhe pritet që shumë shpejt të ketë marrëveshje.

Klubi i La Ligës po shpreson në një marrëveshje të shpejtë, duke ditur se kanë mbetur më pak se dy ditë nga mbyllja e afatit kalimtar.